Kategoria Superiore a mbyllur ditën e sotme javën e 19-të të saj me rezultate surprizë si ajo e djeshmja ku Kuësi mposhti Tiranën kryesuese. Verilindorët ngjiten në vendin e tetë të Play-Out ndërsa bardheblutë ruajnë përsëri kreun me 3 pikë më shumë se Partizani që nuk ia doli të merrte më shumë se një barazim ndaj Egnatias.
Erzeni pas fitores spekatkolare me Vllazninë ngjitet në vendin e tretë duke parakaluar pikërsiht shkodranët me 1 pikë më shumë. Egnatia e çon në katër, ecurinë e ndeshjeve pa fitore dhe zbret në vendin e pestë me 27 pikë, 1 më shumë se Laçi. Bylis pas fitores me Kastriotin ngjitet në vendin e shtatë me 23 pikë, 1 më shumë se Kukësi ndërsa dy vendet e fundit ndahen mes Teutës dhe Kastriotit.