Ditën e sotme është mbyllur java e 27-të e Katëgorisë së Parë. Në 6 sfidat e kësaj jave u shënuan plot 19 gola.
Bylis fitoi pa probleme 2-0 përballë Kastriotit duke shkuar në kuotën e 61 pikëve, 2 më pak se Elbasani që mposhti Lushnjën në “Elbasan Arena”. Në krahun tjetër, lushnjarët mbeten jashtë “top 6”, duke u renditur në vendin e 7-të me 31 pikë, plot 9 më pak se Korabi i vendit të gjashtë.
Dibranët fituan 3-2 përballë Vorës, me këta të fundit që janë me 45 pikë në vendin e katërt. Ndërsa Kastrioti vazhdon që të jetë në zonën e fothtë me 27 pikë në vendin e 9-të. Flamurtari barazoi përballë Apolonisë 0-0. Një barazim që çon vlonjatët të 3-tët në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Apolonia me 40 pikë mbetet në vendin e 5-të.
Në ndeshjen e zonës së mbijetesës atë mes Tomorit dhe Besës, ishin kavajasit që fituan 1-4 duke shkuar në kuotën e 25 pikëve dhe duke besuar te qëndrimi në Kategorinë e Parë. Në krahun tjetër Tomori ‘zhytet’ në fund me vetëm 14 pikë.
Në sfidën tjetër, atë mes Luzit dhe Burrelit, vendasit fituan 2-1. Luzi me këtë fitore shkon me 24 pikë në vendin e parafundit, ndërsa Burreli me 31 të tilla në vendin e 8-të. Matjanët janë 4 pikë larg zonës së ftohtë.
[caption id="attachment_732267" align="alignnone" width="648"] Tabela e klasifikimit në Kategorinë e Parë[/caption]