Sfida mes Tiranës dhe Erzzenit e zhvilluar në “Elbasan Arena” ishte e fundit për fazën e tretë. Kampionët arritën të triumfonin me shifrat 3-1 ndaj shijakasve duke iu bashkua kështu në krye të klaisfikimit Partizanit. Pikërisht demat mposhtën ditën e djeshme 2-0 Teutën në “Niko Dovana”. Të dyja ekipet e kryeqytetit vazhdojë të kryesojnë me 47 pië, ndërsa do të jenë “dhëmbë për dhëmbë” deri në fund për fitoren.
Egnatia duket se ka “blinduar” vendin e 3-të në klasifikim pas fitores 3-0 ndaj Kukësit në “Kukës Arena”. Rrogozhinasit pas 27-javësh kanë grumbulluar 41 pikë. Me 3 pikë më pas e ndjek Vllaznia, e cila prej më shumë se 5 javësh nuk e njeh fitoren. Në stolin e shkodranëve debutoi me barazim Auron Miloti. Kuqeblutë kan ëhumbur ndjeshëm terren me rezultatet e fundit.
Erzeni që humbi sot ndodhet 1 pikë poshtë Vllaznisë. Teksa Kukësi pozicionohet në vendin e 6-të me 35 pikë. Pavarësisht se në fazën e tretë verilindorët kanë bërë mjaft mirë, humbja me Egnatian i lë sërish në rrezik për mbijesën.
Teuta e ndjek me një pikë më pak, 34, ndërsa Laçi që ndodhet në vendin e 8-të ka arritur të grumbullojë 33 pikë. Bylisi me 29 pikë, ndërsa fitorja e Kastriotit ditën e sotme pikërisht ndaj Laçit ka bërë “lëmsh” garën për mbijetesën. Krutanët kanë tashmë 27 pikë dhe janë larg Teutës vetëm 7 pikë.
[caption id="attachment_687063" align="alignnone" width="767"] Renditja e kampionatit pas javes se 27-te[/caption]