Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA/ Egnatia dhe Skënderbeu në krye, zhgënjen kryeqyteti. Tabela e Superiores pas javës së 7-të

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore uli siparin e javës së 7-të ditën e sotme, një javë plot surpriza që ka lëkundur tabelën e renditjes.

Egnatia kryeson ende pavarësisht humbjes  befasuese me Teutën. Rrogozhinasit mbajnë vendin e parë me 13 pikë, 1 më shumë se Skënderbeu që korri një tjetër rezultat befasues ndaj kampionëve në fuqi të Partizanit, me të cilët fitoi 1-0 në shtëpi.

Vendi i 3-të dhe i 4-të ndahet mes dy ekipeve që zhvilluan ndeshjen e fundit të kësaj jave, Tirana e Laçi. Kurbinasit fituan bindshëm 0-3 ndaj bardhebluve në kryeqytet dhe janë forcë e tretë e kampionatit me 10 pikë.

Vendi i 5-të i takon Vllaznisë me 9 pikë e cila u ndal në një barazim 1-1 me Dinamon në transfertë. Nga i 6-ti deri në të 8-tin janë 3 ekipe që kanë kuotë të barabartë pikësh, Partizani, Erzeni, Teuta respektivisht. Në fund të tabelës Dinamo e Kukësi mbyllin me 7 pikë secila.

[caption id="attachment_708360" align="alignnone" width="1080"]Tabela Superiore/ Java 7 Tabela Superiore/ Java 7[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga