Partizani-Laçi 0-0 ishte ndeshja që mbylli javën e 33-të të Superligës. Të kuqtë humbën shansin për të barazuar Kukësin në krye të renditjes, ndërsa tani ndodhen dy pikë pas verilindorëve dhe një pikë larg Skënderbeut.
Një barazim që ka zbritur Partizanin në vendin e tretë të renditjes së Superligës, duke zbehur ndjeshëm shanset për titull. Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund të kampionatit, të kuqtë shpresojnë që të marrin maksimumin e pikëve me kundërshtarët që do të ketë përballë dhe më pas të ndodhë që Kukësi-Skënderbeu të ndahet në barazim.
Në ndeshjen e fundit, Partizani do të luajë kundër Skënderbeut në Korçë, ndërsa deri në atë sfidë, të kuqtë shpresojnë që fati për titull kampion të varet nga këmbët e tyre duke qenë ende në lojë matematikisht ashtu siç janë edhe në këtë fazë të sezonit.
Ndeshjet e mbetura të Kukësit:
Java 34 Korabi-Kukësi
Java 35 Kukësi-Skënderbeu
Java 36 Luftëtari-Kukësi
Ndeshjet e mbetura të Skënderbeut:
Java 34 Skënderbeu-Tirana
Java 35 Kukësi-Skënderbeu
Java 36 Skënderbeu-Partizani
Ndeshjet e mbetura për Partizanin:
Java 34 Flamurtari-Partizani
Java 35 Partizani-Korabi
Java 36 Skënderbeu-Partizani
[caption id="attachment_109202" align="alignnone" width="475"] RENDITJA E SUPERLIGES[/caption]