Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 3-0.
Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Freddy Alvarez i cili shënoi golin e parë. Ky i fundit e festoi golin e shënuar me duart nga qielli dhe me lot, për shkak se disa javë më parë humbi vajzën e tij 9-vjeçare.
“Shpresoj që ta fitoj këtë çmim edhe javën tjetër, që të ndihmoj ekipin të marrë pikët. Në aspektin personal nuk jam mirë, për atë që më ndodhi. Familja ime nuk ka qenë aty ku duhet, pasi e dini se çfarë ka ndodhur. Por jam këtu, për të luftuar dhe për të marrë pikët.
Faleminderit Shqipërirsë, faleminderit për suportin. Jo vetëm ekipi, por të gjithë më kanë ndihmuar në këto momente të vështira. Sigurisht që dedikimi ishte për vajzën time. Mendoj se po më shikon dhe po më ndihmon”, tha Alvarez.
