Skuadra e Vorës është zhytur në krizë totale, 10 ndeshje radhazi pa fitore në Superiore. Ndaj rivalit të drejtpërdrejtë, kundër Tiranës, Vora prakisht nuk bëri asgjë, e humbur 0 – 3. Pas 29 javësh në elitën e futbollit shqiptar, ekipi vorak mban pozitën e 8-të, të njëjtën kuotë me Tiranën, “zona e ftohtë” e renditjes. Trajneri Arjan Bellai analizoi humbjen për të tijët:
“Nuk funksionojë asgjë. Është e dhimbshme. E meritoi Tirana fitoren. Humbja më e keqe për ne, pësuam 3 gola. Me të gjitha ekipet kemi luajtur majë për majë. Tirana është Tirana. Pas ndeshjes me Partizanin, e morëm me lehtësi.
Më mirë te kishim marrë pikë sot, sesa ndaj Partizanit. Gjatë gjithë javës kemi punuar për intesitetin. Ishim gjatë gjithë kohës me vonëse. Vrapi është mungesë e konsiderueshme, sikurse Mario e Kasalla. Ata janë si trajner brenda fushës për ne. Na mungoi agresiviteti.
Futëm futbollistë që kishin 3 muaj pa luajtur. Gabimet tona te intesiteti ndikoi tej mase. Vigjilenca, ku kishim synim për të barazuar shpejtë, nuk dha rezultat. Daka ishte dobët. Kanë të drejtë të gjithë futbollsitët të bëjnë lojë të dobët. E them prap, më mirë të fitonim sot me Tiranën se sa morëm pikë kundër Partizanit.
Kishim mundësi që të shënonim 1 gol, por nuk ia arritëm. Do të flas për qëndrimin tim me presidentin. Ekipi është në një moment të vështirë për të rënë nga kategoria. Jemi një ekip i mirë, djemtë janë të shkëlqyer. Me këtë ekip u ngjitëm në Superiore.
Do flas me presidentin, ekipin e takova të gjithë. Edhe vjet nuk ishim favoritë, por gjërat ndryshuan në fund. Nuk duhet harruar as puna e stafit.
I kemi mundësitë për të mbijetuar. Vora do qëndrojë në kategori, duam apo jo të gjithë. E ardhjma? Duhet ndryshim në ekip, gjëja më e mirë është trajneri. Vora ka treguar se ka ekip, për shpirtin që lojtarët kanë dhënë”.
