Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA e Kategorisë së Parë/ Bylis dhe Elbasani nuk “lëshojnë” rrugë, garë e fortë për “Play-Off’ me “Play-Out”

Shkruar nga NEWSPORT
RENDITJA e Kategorisë së Parë/ Bylis dhe Elbasani nuk
Kategoria e Parë ditën e djeshme ka mbyllur ndeshjet e javës së 12-të të saj. 6 fitore janë marrë dhe janë pikërisht skuadrat e pjesës së sipërme të tabelës. Bylisi është rikthyer te fitorja, teksa mposhti 2-1 Burrelin në transfertë. Një 3 pikësh shumë i rëndësishëm për ballshiotët që vazhdojnë të jenë lider në Kategorinë e Parë. Fitore mori edhe Elbasani dhe ndjek me 4 pikë më pak ballshiotët.  Skuadra e Nevil Dedes mposhti në shtëpi Kastriotin me shifrat 3-1 dhe arrin në kuotën e 25 pikëve në vendin e dytë. Me nga 24 pikë janë Apolonia dhe Flamurtari. Fierakët triumfuan ndaj Lushnjes 4-1, ndërsa vlonjatët ndaj Luzit 2-1. Përkatësisht Apolonia dhe Flamurtari renditen në vendin e 3 dhe 4-të. Edhe Vora e Korabi morën 3 pikët në këtë javë. Skuadra e Klodian Arbrit mposhti Besën në transfertë me shifrat 1-0 dhe arrin në kuotën e 22-të pikëve, ndërsa dibranët fituan me “poker” 4-0 ndaj Tomorit në shtëpi dhe kapin kuotën e 15 pikëve në vendin e 6-të. Ndërkohë nga ana tjetër në pjesnë e poshte të renditjes ndodhen Lushnja me 12 pikë, Kastrioti 11 pikë, Besa, Burreli dhe Tomori me nga 10 pikë, ndërsa në fund ndodhet Luzi me 5 pikë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Newsport.al (@newsport.al)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga