Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

RENDITJA/ 16 gola në 4 ndeshje, Vllaznia, Tirana dhe Skënderbeu marrin “komandën” javën e parë

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e djeshme u luajtën edhe dy sfidat e tjera të javës së parë, teksa Tirana fitoi me përmbysje ndaj Dinamos, ndërsa sfida mes Laçit dhe Erzenit përfundoi në barazim.

Nuk është zhvilluar ende sfida mes Partizanit dhe Tetutës, por gjithësesi në javën e parë të “Abissnet Superiore” kemi parë të shënohen gola spektakolar. Plot 16 janë shënuar në 4 sfida, duke treguar kështu se sulmi në këtë fillim të sezonit duket “on-top”.

Vllaznia është skuadra që mban vendin e parë në klasifikim, pasi mposhti Kukësin në “Loro Boriçi” 3-1. Tirana pas fitores 3-2 me përmbysje ndodhet e dyta në klasifikim dhe në “top-3” ndodhet Skënderbeu. Korçarët fituan 1-0 ndaj Egnatias, duke shkaktuar edhe surprizën e parë të këtij sezonit, ndërsa tregojnë se janë rikthyer fuqishëm në Superiore.

Laçi dhe Erzeni mbajnë përkatësisht vendin e 4 dhe 5-të pas barazimit 3-3 mes tyre në Kurbin. Në vendin e 6 dhe 7-të ndodhet Partizani e Teuta që kanë  një ndeshje më pak. Ndërkohë në 3 vendet e fundit ndodhen Dinamo, Egnatia dhe Kukësi.

Në javën e parë janë dhënë 3 penallti. 2 në favor të Tiranës dhe 1 në favor të Vllaznisë. Në të 3-ja rastet topi ka përfunduar në fundit e rrjetës.

[caption id="attachment_704526" align="alignnone" width="768"]Java e pare rezultatet/ © Credits facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit Java e pare rezultatet/ © Credits facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit[/caption]

 

[caption id="attachment_704527" align="alignnone" width="768"]Java e pare renditja/ © Credits  facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit Java e pare renditja/ © Credits facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga