Fitorja momentale e kuqezinjve rrit shanset për kualifikim. Për momentin po luhen ndeshjet e treta në Grupin A, ndërsa në tri ditët e ardhshme do të luajnë dhe 5 grupet e mbetura. Për momentin jemi e treta më e dobët, duke qenë se golavarazhi është negativ, -2. Por, nëse dy nga këto shtete; Çekia, Sëedia, Irlanda, Islanda, Portugalia dhe Austria do të dalin me humbje në ndeshjen e fundit, Shqipëria do të arrijë të kualifikohet në fazën e 1/8-ave. Megjithatë, renditjet në grupet D, E dhe F rrisin shanset e kuqezinjve për të menduar kualifikimin historik në një fazë më lartë.
Poll