Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Regjia në këmbët e Asllanit, dilemat e orëve të fundit të Sylvinhos (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Shkruar nga NEWSPORT

Sot kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme kundër Polonisë. Kuqezinjtë nën drejtimin e Sylvinho zhvilluan në Varshavë seancën e fundit me gjithë grupin që ishte i plotë dhe pa probleme. Ende nuk bëhet me dije 11-shja titullare por tekniku brazilian e ka të qartë se ku do të përqëndrohet.

Dilema më e madhe ka qenë ajo e mesfushës pasi ideja e trajnerit është zotërimi sa më i shumtë i topit dhe qarkullimi në mesfushë. Besohet se në qëndër te mesfushësh pritet të aktivizohet Ramadani që do të jetë para mbrojtjes dhe më pas Laçi me Asllanin.

Në sulm nuk duket se ka dyshime pasi Sylvinho është i bindur tek forma e Uzunit, Asanit dhe Cikalleshit. Në portë pritet ta nisë Berisha në vend të Strakoshës. Balliu pritet të jetë mbrojtësi i djathtë, ndërsa Hysaj nga e majta. Në qendër me shumë mundësi do të jenë Kumbulla dhe Mihaj.

[caption id="attachment_686136" align="alignnone" width="500"] Formacioni i mundshëm[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga