Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Protestë "simbolike" në kualifikueset e Europianit, lojtarët e Bosnjes bëjnë gjestin e papritur ndaj kundërshtarëve para nisjes së sfidës (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Protestë "simbolike" në kualifikueset e Europianit,
Bosnje Hercegovinë - Izrael

Një precedent i pazakontë ka ndodhur në kualifikueset e Europianit për moshat U-21, në duelin mes Bosnjes dhe Izraelit, pak para se të niste sfida.

Në ritualin e zakontë ku lojtarët e të dyja skuadrave i japin dorën njëri-tjetrit, përpara se të pozicionohen në fushë, duket se diçka e tillë nuk ndodhi për një pjesë të futbollistëve boshnjakë.

Në pamjet e mëposhtme, shihet qartë "injorimi" në formë proteste e disa prej tyre që zgjedhin të ecin drejt pa përshëndetur kundërshtarët izraelitë.

Kjo mendohet të lidhet me arsyet politike pas situatës së tensionuar në Gaza. Përtej kësaj proteste, ndeshja mes këtyre skuadrave nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola. 

 

Poll

Lexo gjithashtu