Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Video / Reagim emocionues i Skënderbeut: Historinë e bëjnë njerëzit dhe jo anasjelltas

Shkruar nga NEWSPORT

Kur të gjithë menduam se te Skënderbeu do të kyçnin gojën e nuk do të flisnin pas vendimit negativ të CAS-it në drejtim të tyre, zyra e shtypit vjen me një reagim të shkurtër dhe shumë domethënës kur në këto momente ka pllakosur heshtja te gjashtë herë radhazi kampionët e vendit.

skenderbeuPër më tepër, ata kanë publikuar edhe një video motivuese në kanalin e tyre në “youtube”, ku tregohen të gjitha padrejtësitë që u janë bërë në fushë nga lojtarë dhe skuadrat kundërshtare, por edhe golat që kanë peshuar shumë në momente të veçanta të kampionatit.

“Kurajo më e madhe është të përballosh humbjen pa humbur zemrën. Suksesi nuk është kurrë përfundimtar, dështimi kurrë nuk është fatal. Kurajo është ajo që vlen. Përpjekjet dhe guximi nuk janë të mjaftueshme, pa qëllim dhe drejtim. Udhëtimi ynë nuk është i shkurtër. Sa më shumë na e zgjasin, aq më të fortë bëhemi. Vlerat tona të vërteta janë akoma për tu treguar. Tregojmë madhështi duke u rritur më shumë, tregojmë forcë duke tejkaluar të gjitha pengesat”.

“Historinë e bëjne njerëzit dhe jo anasjelltas”, përfundon letra motivuese e Skënderbeut në drejtim të lojtarëve, tifozëve, stafit dhe drejtuesëve, por edhe duke treguar të tjerëve se kjo skuadër do të rritet më shumë në të ardhmen.

https://www.youtube.com/watch?v=0RcaqYpP-BY

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga