Ditën e djeshme u bë e ditur dhe finalja e kampionatit europian, e cila do të zhvillohet mes vendasve të Francës dhe Portugalisë së Kristiano Ronaldos. Menjëherë mediat sportive filluan të nxjerrin statistika të ndryshme mbi dy ekipet finaliste, ku ra në sy dhe fakti që Shqipëria i ka mposhtur të dyja këto ekipe gjatë fazës kualifikuese.
[caption id="attachment_14284" align="alignleft" width="300"] Moment gjatë miqësores Angli - Portugali 1-0[/caption]
Por një rastësi e çuditshme është se të dy finalistët për herë të fundit janë mposhtur nga i njëjti ekip, Anglia. Kombëtarja që u eleminua ne fazën e 1/8 nga Islanda në kampionatin europian, ka shënuar humbjet e fundit të Francës dhe Portugalisë, dhe të dyja takimet kanë qënë miqësore.
Më 17 nëntor 2015 Anglia ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në një miqësore të zhvilluar në “Uembli”, ndërsa Portugalinë e ka mposhtur më 2 qershor 2016 në një miqësore të zhvilluar po në “Uembli”.