Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ylli i ri i Superiores, Raphael DWAMENA pa “doreza”: Mjekët më mohuan karrierën në Angli, prej 1 viti e hoqa defribilatorin

Shkruar nga NEWSPORT
Ylli i ri i Superiores, Raphael DWAMENA pa “doreza”: Mjekët

Raphael Dwamena është padyshim “zbulimi” i Superiores në këtë sezon futbollistik. Sulmuesi i Egnatias po shkëlqen duke dhuruar spektakël me golat e tij.

Shtatlarti i fazës ofensive ka dhënë një intervistë për “Oversport” duke treguar ndër të tjera dhe problemin e përfolur në zemër. Dwamena ka zbuluar se tashmë luan pa nevojën e një defribilatori, që e kishte vendosur në Spanjë.

Gjithashtu tregon dhe momentin e artë të karrierës, por në fund ishin mjekët ata që rrëzuan gjithçka.

“Po, ajo është. Ishte një diskutim me mjekët e skuadrës së Brighton. Sipas tyre, nuk i kalova testet mjekësore dhe aty ndaloi ajo mundësi dhe nuk u realizua. Por, kur u ktheva në Zyrih, i kalova testet mjekësore. Kështu që ishte si një lloj opinioni nga një doktor te tjetri. Ai mjek deklaroi se nuk dëshironte që unë të luaja dhe unë u ktheva të luaj në Zvicër. Unë kam luajtur në la Liga, një kampionat shumë i fortë. U riktheva të luaj në Spanjë sepse më pëlqente, por më duhet ta pranoj që edhe kampionati anglez është një nga të preferuarit e mi sepse kur kam qenë i vogël ëndërroja që të luaja me Manchester United.

Refuzimi - Ishte e vështirë. Ishte shumë e vështirë. Ishte hera e parë që humbja një mundësi të tillë të artë, siç ishte edhe ai transferim. Ishte e vështirë, sepse unë e dija që nuk kisha asnjë problem shëndetësor, por ishte vetëm mendimi i një mjeku. Klubi vendosi që të mos e bënte të mundur që unë të transferohesha atje dhe për mua dhe gruan time, ishte një moment shumë i vështirë. Gjithsesi, Zoti na ndihmoi për gjithçka dhe nga ajo periudhë e vështirë, kemi mësuar shumë gjëra.

Defribilatori - Po, kështu ka qenë dy vite më parë. Kam luajtur me defribilator, sepse ma dhanë në Spanjë. Mirëpo, nuk ndihesha rehat me të. Dhe kam kërkuar që të luaj pa të. E hoqa dhe ka kaluar një vit tani, që unë po e shijoj futbollin”, ka thënë ndër të tjera ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga