Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Gattuso shumë pranë largimit, Federata Italiane “shënjestron” dy trajnerët e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Gattuso shumë pranë largimit, Federata Italiane
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso është gjithnjë e më pranë largimit nga drejtimi i kombëtares së Italisë, pas një tjetër dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Eliminimi i fundit ka shtuar presionin mbi teknikun, duke e bërë dorëheqjen një skenar gjithnjë e më të mundshëm.

Në këto kushte, Federata Italiane e Futbollit ka nisur të projektojë të ardhmen, duke kërkuar një profil me eksperiencë dhe autoritet për të rikthyer Italinë në nivelet më të larta. Ideja është për një trajner që garanton stabilitet dhe rezultate të menjëhershme.

Dy emrat kryesorë mbeten Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte. Megjithatë, momentalisht duket shumë e vështirë, pas njëri është te Milan dhe i kontaktuar nga Real Madrid. Ndërsa Conte, duket i lumtur te Napoli.

Poll

Lexo gjithashtu