Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Peshëngritja "zjarr" para Europianit 2026, spikasin në kampionatin kombëtar Enkeleida Carja dhe Briken Calja

Shkruar nga NEWSPORT
Peshëngritja "zjarr" para Europianit 2026, spikasin në
Peshëngritja

Të hënën është zhvilluar kampionati kombëtar për peshëngritjen, në të cilin kanë spikatur dy peshëngritësit Enkeleida Carja dhe Briken Calja.

Në prag të Europianit, Federata shqiptare është më e vendosur se kurrë për të marrë rezultate të mira në këtë turne madhor, ndërsa të dhënat që vijnë të dy sportistët tregojnë më së miri dëshirën e madhe për të përfaqësuar denjësisht vendin.

Kështu, Carja në kategorinë e femrave u shpall kampione në kategorinë 69 kilogramë, të cilën e përmbylli me rezultatet 100 kg në shkëputje dhe 123 kg në shtytje. Në bazë të këtyre rezultateve, ajo mori çmimin si sportistja më e mirë e aktivitetit.

Po ashtu, edhe Briken Calja shfaqi një nivel spektakolar. 36-vjeçari e mbylli me 156 kg shkëputjen dhe 186 shtytjen, duke konfirmuar rëndësinë e tij si aset në nivelin e peshëngritjes dhe të sportit shqiptar.

Ia vlen për t’u përmendur dhe ikona e shtangës Erkand Qerimaj i cili përtej moshës arrin t’u japë leksione rivalëve në kategorinë e peshave 88 kg.

 

Poll

Lexo gjithashtu