Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

“Futsal Junior” rikthehet në Tiranë me edicionin e katërt, ja si të bëheni pjesë

Shkruar nga NEWSPORT
“Futsal Junior” rikthehet në Tiranë me edicionin e
“Futsal Junior”

Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë dhe Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit (APR), do të organizojnë edicionin e katërt të turneut “Futsal Junior”, në datat 8, 9 dhe 10 maj, në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Në këtë turne do të marrin pjesë ekipet e kategorive U-9 dhe U-11 nga Tirana.S

Ky aktivitet synon promovimin e futsalit si një disiplinë e rëndësishme në zhvillimin e futbollit, në përputhje me praktikat më të mira të UEFA-s.

Gjithashtu, turneu ka për qëllim rritjen e nivelit cilësor të lojtarëve të rinj përmes aplikimit të teknikave specifike të futsalit, si edhe mbështetjen e aktiviteteve sportive si një element kyç në zhvillimin e futbollit në tërësi.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm është krijimi i një hapësire gjithëpërfshirëse, ku fëmijët të kenë mundësi të angazhohen në sport, të ndërveprojnë dhe të zhvillojnë aftësi fizike dhe sociale.

Gjatë turneut, çdo ekip do të zhvillojë nga 3 deri në 6 ndeshje. Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, si organizatore e aktivitetit, do të garantojë për çdo ndeshje arbitra, delegatë, staf mjekësor, si edhe mjetet didaktike të nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Ekipet e interesuara për t’u bërë pjesë e turneut “Futsal Junior” mund të kontaktojnë në adresën e emailit: [email protected] .

Poll

Lexo gjithashtu