
Partizani ka nisur intensivisht me punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Te të kuqtë ka hyrje-dalje dhe pikërisht nga ‘Demat” vjen edhe largimi i dytë gjatë kësaj periudhe.
Nëpërmjër një postimi në rrjetet sociale, klubi ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë më bashkëpunimin me mbrojtësin sllovak. Aventura e Jozef Menich në kryeqytet zgjati vetmë 1 vit dhe tashmë të kuqtë e falenderojnë për kontributin e dhënë në sezonin që u mbyll.
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Jozef Menich. Mbrojtësi Sllovak dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
Faleminderit Jozef Menich për kontributin e dhënë në sezonin 2022-2023 me fanelën e kuqe dhe shumë suksese në karrierën sportive”, shkruan klubi .