
Ka nisur zyrtarisht sot puna për të prishur stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Impiantit historik i ka ardhur fundi pas nje jetëgjatësie shumëvjeçare. Puna për prishjen e tij ka nisur sot me mbërritjen e mjeteve të rënda që do të ndjekin këtë proçes. Në vendin ku ka qëndruar prej vitit 1946, do të ndërtohet stadium i ri “Arena Kombëtare”, e cila do jetë shtëpia e re e kombëtares shqiptare të futbollit. Në disa pjesë të stadiumit “Qemal Stafa”, sot ka nisur shembja e ambientëve të jashtme, ndërkohë që shumë shpejt do të nisë dhe paketimi i aksesorëve të ndryshëm në brendësi të impiantit për ta bërë gati prishjen e plotë të tij. Siç është përfolur pjesën më të madhe të aksesorëve, Federata Shqiptare e Futbollit do t'ia dhurojë ekipeve që militojnë në kategoritë inferiore.