Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Që sot e tutje e kam vendosur të mos flas për arbitrat”, Nica i kënaqur: 1 pikë në transfertë vlen. Rashiti? Ka probleme serioze

Shkruar nga NEWSPORT
“Që sot e tutje e kam vendosur të mos flas për

Kukësi nuk ia del as këtë javë të sigurojë fitoren. Verilindorët marrin një tjetër barazim këtë javë, teksa ndahen 0-0 me Erzenin. Një pikë që sërish nuk iu bën punë ekipit të Stavri Nicës, që mbeten në zonën e ftohtë.

Pas këtij barazimi foli Nica, i cili theksoi se:

Barazimi? Loja shkoi me episode, por ajo që ishte komplet si ndeshje i shkoi barazimit. Të dyja skuadrat në fazën sulmuese ishin shumë larg portës. E lanë ndeshjen kush ta ngecte atë top. Terreni nuk ishte edhe shumë i përshtatshëm. Në transfertë duhet të jemi të kënaqur me një pikë.

Rivas si sulmues? Sigurisht që pa një sulmues të mirëfillt është shumë e vështirë dhe skuadra vuan, pasi është e detyruar që gjatë gjithë kohës të zbresi. Ne kemi shumë problem dhe shpresoj të zgjidhim këtë situatën e sulmit.

A ka në armë plus skuadra juaj për të qenë më efikase para portës. Rashiti jashtë? E kemi shumë problem dhe të gjithë po luajmë me sulmues të maskuar. Është një situatë që do kohë për t’u kapur. Besoj se djemtë i përgjigjen maksimalisht me dëshirë në fazën sulmuese. Është sulmuesi ai që bën diferencën mendoj unë.

Çfarë note i vë arbitrimit? Që sot e tutje e kam vendosur të mos flas për arbitrat. Le të flasin specialishtët dhe të gjykojnë ato. Flasin pa emocione, ndryshe nga ne. Unë mendoj se janë situata që në trajnerët duan në favor të ekipit të tyre. Për sot arbitri më pëlqeu dhe e drejtoi mirë ndeshjen. Por episodet janë episode dhe ju mbetet analistëve të flasin.

Rashiti? Është e pamundur. Ai ka problemet e veta në vendin ku jeton në Zvicër. Ai ka probleme të rënda me familjen e vet dhe nuk është mirë të flas tani për të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga