Lorik Boshnjaku foli pas ndeshjes Vllaznia-Partizani për mikrofonin e “Oversport”. Mbrojtësi u duk shumë i lumtur për fitoren në çerekfinalen e parë në Kupën e Shqipërisë. Boshnjaku zhvilloi një ndeshje të mirë sot duke kontribuar në fitoren e shkodranëve 3-1 në “Loro Boriçi”.
"Fitorja? Sigurisht kam ardhur për trofe dhe jemi në gjysmë të rrugës. Pse jo mos të fitojmë edhe Kupën edhe kampionatin. Kemi edhe ndeshjen e tjetër, por ky rezultat ne jap qetësi. Kam vuajtur nga dëmtimi dhe shyqyr jam rikthyer për të bërë më të mirën.Çdo lojtar që hyn në fushën e lojës do të japë maksimumin e tij në fushë.
Boshnjaku në 100%? Akoma nuk kam plotësisht por jam gati për të dhënë makimumin në çdo ndeshje."
Poll