Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shfaqja e himnit si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026

Shkruar nga NEWSPORT
Shfaqja e himnit si asnjëherë më parë, FIFA bën
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino & trofeu i Kupës së Botës

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë ceremoninë e himneve kombëtare para ndeshjeve.

Ndryshe nga tradita, skuadrat nuk do të rreshtohen më në krah të gjyqtarëve. Të 26 futbollistët e secilës përfaqësuese, përfshirë edhe lojtarët e stolit, do të mblidhen në formë rrethi, rreth flamurit kombëtar në qendër të fushës gjatë interpretimit të himnit.

“Gjatë himneve kombëtare, të 26 futbollistët e secilës skuadër do të mblidhen rreth flamurit në qendër të fushës në mënyrë që secili prej tyre të përjetojë këtë moment simbolik të mbushur me krenari dhe emocion”, shpjegoi FIFA.

Sipas organizatorëve, ceremonia do të shoqërohet gjithashtu me efekte vizuale, shfaqje dritash dhe fishekzjarre, duke i dhënë një tjetër dimension spektaklit para ndeshjeve të Botërorit.

Poll

Lexo gjithashtu