Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndjekur dje nga afër në pallatin e sportit "Asllan Rusi", ndeshjen e Tiranës dhe Trepçës në Ballkan Ligë. Gjithcka ka shkuar mirë në parket për bardheblutë por ajo që i ka surprizuar të gjithë, përfshi këtu edhe kryebashkiakun, ka qenë protesta origjinale e tifozëve bardheblu.
Një mesazh i madh kundër Veliaj, sa ironik aq dhe i drejtëpërdrejtë: “Mos harro 34 përqindëshin”, ka qenë kjo ajo çfarë kishin menduar dje “Tirona Fanatics” për kryebashkiakun Veliaj që është aksioner me 34 përqind tek Tirana e futbollit por prej dy vitesh nuk ka treguar vëmëndje për klubin e tij.
Mbetet për tu parë se cili do të jetë reagimi i kryebashkiakut ndërkohë që në rrjetet sociale fotografia e kësaj proteste origjinale ka nisur të bëj një xhiro të shpejtë.
