Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRONONCIMI/ Firmosën me Erzenin në mërkaton e verës, shefi i klubit të Pogradecit sqaron situatën për dy lojtarët e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
PRONONCIMI/ Firmosën me Erzenin në mërkaton e verës, shefi i

Nuk është hera e parë që ndodh në kampionatin tonë që një lojtar të jetë nën kontratë me një skuadër dhë të firmosë me tjetër ekip. Rasti konkret bën fjalë për dy lojtarët pogradecarë, mbrojtësin Miklovan Pere dhe sulmuesin Eldjon Topllari.

Dy lojtarët në fjalë u tha se firmosën dhe u prezantuan te skuadra e Erzenit, ndërkohë që së fundmi janë rikthyer sërish në Pogradec. Lajmin e ka konfirmuar vetë shefi i klubi të skuadrë liqenore, Arjan Terolli, i cili ka konfirmuar për Newsport.al rikthimin e dy lojtrarëve në ekipin e Pogradecit.

"Po, që të dy lojtarët në fjalë janë larguar në muajin korrik, por e vërteta është që janë rikthyer sërish në skuadrën tonë. Të dy lojtarët kishin kontratë dy vjeçare, ndërkohë që në momentin që janë larguar kanë patur edhe një vit tjetër. Ata i janë bashkuar sërish skuadrës tonë dhe kanë firmosur një tjetër kontratë që i mban këta të fundit për tre vjet të lidhur me Pogradecin".

Poll

Lexo gjithashtu