
Që prej fillimit të sezonit deri në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit, trajneri i Partizanit Colella është pyetur për mundësinë e ndryshimit të modulit të lojës. Në ndeshjen ndaj krutanëve, e kaloi ekipin për herë të parë me modulin klasik 4-3-3 dhe të kuqtë u shfaqën një ekip mjaft i bukur me lojë të rrjedhshme e sulmuese.
Kjo duket se i ka ndryshuar mendjen italianit që pritet të përdorë të njëjtën skemë edhe në ndeshjen e radhës me Teutën, nesër në Niko Dovana në orën 15:00. Mirëpo, kjo skemë është në disfavor të dy prej titulalrëve më të rëndësishëm të ekipit.
Ëngjëll Hoti dhe Victor Da Silva mund të kthehen në rezerva luksi pasi pozita e tyre natyrale është ai i numrit 10-sh. Mesfusha është e mbipopulluar me Matond, Rrapaj, Telushi, Murataj, Maguette apo Bilali që i shtohen edhe talentët Hodo e Zekolli. Ndërsa në sulm, nuk mund të performojnë si sulmues krahu me Selmanin dhe Carën që shihen më favorit.