Redon Mihana mbylli sezonin te Kastrioti, teksa më pas u rithyer sërish te Egnatia. Por pavarësisht fazës përgatitore të zhvilluar me rrogozhinasit, 24-vjeçari ka vendosur të largohet.
Mihana ka kërkuar largimin dhe ka rënë dakort me drejtuesit për ndërprerjen e bashkëpunimit, pasi sulmuesi nuk gjen minutat e dëshiruara në formacionin e Edlir Tetovës. Por përsëri lojtari do të mbetet pjesë e Superiores, pasi ka gati trnasferimin te një tjetër skuadër.
Erzeni është skuadra që ka nisur kontaktet me lojtarin, i cili është i gatshëm të trnasferohet në Shijak nëse i premtohen minuta nga trajneri Alfed Deliallisi. Kujtojmë se në 12 ndeshje me Kastriotin, Mihana arriti të gjente rrugën e rrjetës në 4 sfida.
[caption id="attachment_704124" align="alignnone" width="960"] Redon Mihana/ © Credits facebook.com/KFEgnatiaAlbania[/caption]