Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia kërkon lojtarë, por ata kanë pretendime

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia kërkon lojtarë, por ata kanë pretendime

Vllaznia ka bërë vetëm dy afrime gjatë merkatos së verës, ku kanë nënshkruar Olsi Gocaj dhe Brunild Pepa. Të tjerë kanë rinovuar, ndërsa zhvillimet nuk janë premtuese për të ardhmen. Jo pak pengesa iu kanë dalë drejtuesve të Vllaznisë gjatë kësaj merkatoje, ku ngërç përbëjnë paratë.

Jo se Vllaznia nuk ka para në dispozicion, por sipas drejtuesve kuqeblu lojtarët kërkojnë më shumë sesa realisht u takon të paguhen. Pra, ata kanë kosto të larta financiare, gjë që nuk është e pranueshme për Vllazninë, skuadër që do të afrojë lojtarë cilësorë dhe me kosto të ulët.

Mirëpo, gjithçka po mendohet për të ardhmen. Nesër do të nisin përgatitjet për sezonin e ri, ku trajneri Cungu do të ketë të pranishëm lojtarët që Vllznia ka në kontratë dhe ata që kanë rinovuar dhe firmosur së fundmi. Më vonë do të shihet edhe për lojtarët e rinj, nga ku do të ketë edhe në provë.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga