Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Presin Teutën në “Egnatia Arena”, Edison Ndreca lë sërish në “baltë” Tetovën

Shkruar nga NEWSPORT
Presin Teutën në “Egnatia Arena”, Edison Ndreca lë

Egnatia dhe Teuta do të jetë sfida e parë e javës së 7-të e Superiores që do të luhet ditën e nesërme, duke nisur që nga ora 14:00. Kjo përballje do të zhvillohet në “Egnatia Arena”, me rrogozhinasit që synojnë të mposhtin durrsakët për një tjetër 3 pikësh.

Për këtë duel Edlir Tetova do të vuajë sërish mungesën e Edison Ndrecës. Ish-lojtari i Kukësit ende nuk është riaftësuar siç duhet dhe ndaj “djemve të detit” nuk është i gatshëm të japë kontributin e tij në fushën e blertë.

Ndërkohë nga ana tjetër rikthimi i Mustës dhe Ahmetaj qetëson stafin rrogozhinas, teksa janë të dy tashmë të gatshëm për të marrë minuta ditën e nesërme. Madje Musta luajti për disa minuta edhe ndaj Vllaznisë.

Kujtojmë se Egnatia aktualisht mban vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 13 pikë, 3 më shumë se Tirana e vendit të dytë, por me bardheblutë që kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga