Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Presim një lajm madhor nga Gjykata", Ilir DAJA i jep "besën" Skënderbeut: Me Laçin e vështirë, ju tregoj lojtarët e dëmtuar

Shkruar nga NEWSPORT
"Presim një lajm madhor nga Gjykata", Ilir DAJA i jep

Trajneri Ilir Daja ka folur përpara ndeshjes me Laçin. Skënderbeu I tij do të presë kurbinasit nesër në 18:00, ndërsa do të kërkojë fitoren për javën e 29 të Kategorisë Superiore. Daja e ka cilësuar si një ndeshje delikate, ndërsa thekson se Jashanica është I dëmtuar për këtë takim.

Kryeqytetasi cek se në Korçë pritet një lajm madhor nga Gjykata, mbi vendimin e UEFA-s për dënimin e korçarëve për 10 vite nga kompeticionet europiane.

"Ajo që na bën të jemi mirë edhe moralisht është fakti që vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive edhe pas rikthimit nga Covid-19. Gjendja e ekipit, veç Jashanicës që ka një dëmtim dhe në ndeshjen me Laçin nuk do të jetë në fushë, të tjerët janë mirë dhe nuk kemi pasur probleme fizike apo dëmtimesh. Beteja e humbur në Kupë është e humbur por specifika e Kupës është 180 minuta, do luftojmë me të gjitha forcat dhe në fund të dy dueleve të jemi ne që do vijojmë përpara.

Lojtarët? Të them të drejtën kemi një grup lojtarësh me perspektivë por që akoma nuk janë në ekuilibër në manovrat që bëjmë. Kjo u pa edhe ën ndeshjen e Kupës, jo se mbeta I pakënaqur por vura re mungesë në manovrat e lojës.

Përgatitjet?Intensiteti I përgatitjeve në ndeshjen me Laçin është I lartë, kemi përballë një ekip të mirë që shihet nga tabela dhe rezultatet e tyre. Nëse duam të dalim me pikë të plota dhe të vijojmë rritmin e fitoreve, duhet të djersisim dhe të luajmë fort, pasi Laçi ka lojtarë të mirë në vijën e parë dhe me shpejtësi të konsiderueshme.

UEFA? Është lajmi madhor që ne presim nga Gjykata, pasi për t'u rikthyer edhe njëherë te cikli I Skënderbeut të madh të ketyre 10 viteve të fundit, një vendim pozitiv do të thoshte rikthim I atij Skënderbeu. Kjo është gjëja më maksimale që presim jo vetëm ne në Korçë por I gjithë opinion sportive. Kemi për detyrë që të fokusohemi te fusha e lojës, pasi për gjërat e tjera është zyra juridike që merret.

Dëmtimet? Siç e thashë kemi mungesën e deklaruar të Jashanicës. Me disa lëvizje brenda do ta mbulojmë këtë mungesë, pasi dihet që është kapiteni dhe lojtari më me eksperiencë që ne kemi. Nuk duhet të prishim ekuilibrat, pasi dihet që Laçi qëndron gjatë 90 minutëshit në ekuilibër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga