Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Prej dy sezonesh e gjysmë në krye të TIRANËS, Orges SHEHI është trajneri i rekordeve te BARDHEBLUTË (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Prej dy sezonesh e gjysmë në krye të TIRANËS, Orges SHEHI

Tirana bashkëkryeson kampionatin me Partizanin me nga 44 pikë secila. Kjo e gjithaa edhe falë trajnerit Orges Shehi që ka ditur të ndërtojë një skuadër që të luftojë në të treja fronet këtë sezon. Pikërisht ish-portieri i Skënderbeut është trajneri më i suksesshëm te bardheblutë të paktën në epokën “Halili”.

Prej dy sezonesh e gjysmë Shehi është timonieri më jetëgjatë që ka qëndruar në krey të kryeqytetasve, pasi mori drejtimin e skuadrës në janar të vitit 2021. Plot 785 ditë që drejton kampionët duke lënë shumë prapa Gugash Maganin me 532 ditë.

Por jo vetëm kaq pasi tashmë Shehi është shumë afër një rekordi historik. Aktuaalisht ka arritur të drejtojë bardheblutë në 97 takime, ndërsa e sigurtë është që ky numër do të kalojë 100 takimet, pasi Shehi do të vazhdojë deri në fund të sezonit.

Në 97 takime ka arritur të koleksionojë 54 fitore, 19 barazime dhe 24 humbje me një golavarazh 168:89. Në këtë mënyrë ka grumbuluar 155 pikë, duke marrë 1.89 pikëë për takim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga