Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRAPASKENAT/ Dyshja e frikshme e kryeqytetasve, Ilir Daja refuzoi Xhixhën, Tefik Osmani i bëri "bllok" Xhulio Skukës

Shkruar nga NEWSPORT
PRAPASKENAT/ Dyshja e frikshme e kryeqytetasve, Ilir Daja refuzoi Xhixhën,

Periudha kur Redon Xhixha dhe e Xhuliano Skuka bënin ‘ligjin’ në Superiore kujtohet me shumë kënaqësi nga tifozët e Tiranës dhe Partizanit. Dy futbollistët u kthyen në më të dashurit për dashamirësit bardheblu dhe ata të kuq teksa udhëhiqnin skuadrat e tyre me gola nga java në javë.

Kontributi i tyre për fanellën është tejet i madh dhe tashmë duket thuajse e pamundur t’i perceptosh me ngjyrat e kundërshtarëve. Mirëpo, po sikur të ndodhte vërtetë kështu? Kjo nuk është një hipotezë e çmendur merkatoje, por një ngjarje mëse e mundshme e cila mund të ishte realitet nëse nuk do të ishte për ‘veton’ e dy protagonistëve të Tiranës e Partizanit.

-Si Redon Xhixha nuk u bë ‘Dem’-

Në verën e vitit 2021, Xhixha u largua nga Laçi pas 4 sezoneve të suksesshme ku shpërtheu në futbollin shqiptar. Si lojtar i lirë në treg dhe një element cilësor për të tashmen e të ardhmen, 21-vjeçari futi në ‘luftë’ Tiranën e Partizanin.

Prapaskenat e merkatos tregojnë se të kuqtë parakaluan bardheblutë për shërbimet e kurbinasit, por ai që ndërpreu gjithçka ishte Ilir Daja. Trajneri asokohe i ‘Demave’ nuk ishte i bindur për Xhixhën i cili vinte nga një sezon pa shumë minuta te Laçi. Më pas, Xhixha firmosi me Tiranën dhe pjesa tjetër është histori.

-Si Xhuliano Skukës iu ‘mohua’ Tirana-

E njëjta periudhë merkatoje, vera 2021, Skuka sapo kishte mbyllur një sezon fantastik me Korabin dhe përgatitej për hapin e madh në elitë. Të shumtë ishin pretendentët me 3 ekipet e kryeqytetit që e donin shërbimet e tij. Si skuadra kampione në fuqi dhe me një buxhet të majmë, Tirana synonte një zëvëndësues të denjë për Michael Ngoo dhe Skuka ishte alternativa më e mirë që ofronte Shqipëria.

Gjithçka ishte në rrugën e duhur për Skukën për t’u bërë bomberi i ri i Tiranës, por ‘vetoja’ e drejtorit Tefik Osmani do të rrëzonte gjithçka. Drejtorin e shqetësonte sjellja e dibranit në stërvitje dhe në fund Tirana u tërhoq nga gara. Skuka më pas u transferua te Dinamo ku luajti për 6 muaj, përpara se të shkonte te Partizani, aty ku i bëri tifozët e kuq të dashurohen me të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga