Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

PRAPASKENA/ 2 ditë stërvitje me Tiranën, Albano Aleksit i sosi durimi për... 20 milionë lekë

Shkruar nga NEWSPORT
PRAPASKENA/ 2 ditë stërvitje me Tiranën, Albano Aleksit i sosi

Albano Aleksi ishte surpriza e ditës së djeshme sa i përket transferimeve në këtë sesion të merkatos së verës. Mesfushori i njohur u prezantua te Egnatia në një kohë që të gjithë e prisnin që të vijonte aventurën e tij me bardheblutë. Parimisht kishin rënë dakord me fierakun që kishte nisur stërvitjen me trajnerin Orges Shehi.

Mesfushori ishte pjesë e përgatitjeve për dy ditë radhazi duke nxitur optimizmin në kampin bardheblu. Newsport.al ka mësuar prapaskenat e largimit të tij. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije që në marrëveshjen verbale me drejtuesit e Tiranës, Aleksi do të merrte paradhënie afro 20 milionë lekë të vjetër.

Pas dy ditësh pritje, ai vendosi të largohej pasi në Rrogozhinë e prisnin me çekun në tryezë. Kësisoj, bardheblutë humbën një lojtar që padyshim bëri diferencën në edicionin që lamë pas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga