
Partizani do presë sot në "Selman Stërmasi" Luftëtarin, në orën 17:00 për të luajtur takimin e javës së 24-tët të kampionatit në Superligë. Sigurisht që një "armë" e fortë për të kuqtë do ishte mbështetja e tifozëve, të cilët kanë konfirmuar prezencën e tyre në stadium, por me një kusht.
Në rast se uniformat blu do kërkojnë sërish kartat e indetiteti, do jetë e vështirë që "Guerrilsat" të futen në stadium, në të kundërt, gjithçka do vijojë normalisht dhe "Demat e Kuq" do kenë mundësinë të kenë në krah "lojtarin numër 12".
"Ultras Guerrils" kanë kërkuar që uniformat blu të sillen në të njëjtën formë siç janë sjellë ata të rretheve, të cilët nuk iu kanë kërkuar mjet indetifikimi. Në rast se tifozët hasen sërish me këtë kërkesë ditën e sotme, mund të thuhet se me shumë mundësi "Guerrilsat" do mungojnë dhe sot në stadium.