Prag-finale, Lautaro Martinez karikon Argjentinën: Kjo ndeshje është ëndrra e 47 milionë njerëzve
Shkruar nga NEWSPORT
Më pak se 24 orë na ndajnë nga finalja e shumëpritur mes Argjentinës dhe Francës, nesër në orën 16:00 në Lusail Stadium. Dy kombëtaret do të duelojnë për trofeun më të lavdishëm të futbollit, trofe që secila e ka fituar nga dy herë por kësaj rradhë kërkohet ylli i tretë në fanellë. Para ndeshjes, sulmuesi Lautaro Martinez ka karikuar ekipin e tij me një postim emocionues në rrjete sociale.
“Të luash një një finale të Kupës së Botës duke mbrojtur vendin tënd në fushën e lojës është një ëndërr për 47 milionë argjentinas. Këtu jemi të gjithë të bashkuar në stërvitjen e fundit të këtij turneu pas një udhëtimi plot sakrifica dhe shumë punë.
Sot ndihem jashtëzakonisht krenar për gjithcka që kemi arritur në vitet e fundit duke përfaqësuar vendin tonë. Me suprotin tuaj, të dashurit tanë, populli ybë, ne kemi arritur një sukses të rëndësishëm për Argjentinën. Dhe ne duam më shumë.”- tha sulmuesi.