
Sido që të shkojë, Antuan Grizman do të mund të festojë. Sigurisht që festa e vërtetë do të quhej e plotë në rast se ai do të ngrinte trofeun me Francën, sepse pjesa tjetër është më shumë një fabul gazetareske. Lajmi është se Antuan Grizman gjyshin e tij nga nëna e ka portugez. Dhe për ta kuptuar se nga i buron gjithë ky talent sulmuesit të Atletikos së Madridit, duhet të dimë se ai ka gjenet e një futbollisti në familje.Gjyshi i tij, Amaro Lopez, ka qenë një futbollist profesionist dhe ka luajtur për klubin portugez të Paços de Ferreiras.
I ngacmuar në konferencën për shtyp nga gazetari i UEFA-s, për një fakt të tillë, trajneri i Francës, Didie Deshamp, u përgjigj në këtë mënyrë: “Antuan ka rrënjë nga shumë vende, por së pari ai është francez dhe kjo është kryesorja dhe më e rëndësishmja. Ai pati një fillim sezoni të vështirë dhe u zhgënjye shumë nga humbja e finales së Champions-it, por tani është në maksimumin e tij dhe do të na duhet shumë gjatë finales’’.
As kapiteni Hygo Loris nuk i shpëtoi të njëjtës pyetje, lidhur me origjinën e lojtarit më në formë të momentit te skuadra transalpine. Portieri u pyet nëse ai ishte i lumtur që golashënuesi më i mirë i Europianit kishte zgjedhur të luante për kombëtaren e vendit në të cilin lindi. Gardiani i Totenhemit qeshi me pyetjen dhe tha këto fjalë: “Kjo është situata me disa familje në skuadër. Por Antuan është francez dhe ai i jep kaq shumë kombëtares franceze. Unë shpresoj që të bëj të njëjtën gjë edhe ndaj Portugalisë”.