
Ishte një ndeshje yjesh që u vendos vetëm nga një episod në minutat e fundit të shtesës 30 minutëshe. Gjuajtja e Cristiano Ronaldos devijohet nga portieri dhe është Quaresma në vendin dhe në kohën e duhur për të shtyrë drejt rrjetës sferën që tashmë i ka dhënë kualifikimin "Luzitanëve" për në fazën e 1/8-ave, ku do të përballen me Poloninë e Levandovskit.
Ndeshje e dyluftuar nga të dyja krahët, ndërsa yjet që kishin këto skuadra nuk e merituan që të dilnin nga kjo garë kaq shpejtë. Bëhet fjalë për Modriç, Perisiç, Kaliniç, Mandzukiç & Co., të cilët janë jo vetëm yje të Kroacisë, por edhe të futbollit europian e atij botëror. Ndërsa fati ishte me Ronaldon, i cili e udhëhoqi si një lider i vërtetë skuadrën deri në minutën e fundit, ku edhe asistoi për golin e shënuar nga Quaresma.
Kroaci - Portugali 0-1
Shënues: Quaresma 117'
Kroacia: Subašić, Strinić, Perišić, Ćorluka, Rakitić, Modrić, Srna, Brozović, Mandžukić, Badelj, Vida. Trajner: Ante Čačić
Skema: 4-2-3-1
Portugalia: Rui Patrício, Pepe, Fonte, Raphael Guerreiro, Ronaldo, João Mário, William Carvalho, André Gomes, Nani, Cédric, Adrien Silva. Trajner: Fernando Santos
Skema: 4-4-2
Gjyqtarë: Carlos Velasco Carballo, Roberto Alonso, Juan Yuste (Spanjë)
Stadiumi: "Stade Bollaert-Delelis", Lens
Kapaciteti: 35.000 vende
https://www.youtube.com/watch?v=lJSTflVYHgQ