Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

VIDEO/ Real Madrid nuk i “shqitet” Barcelonës në krye të La Ligës, “Galaktikët” s’gabojnë në Valencia

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Real Madrid nuk i “shqitet” Barcelonës në krye
Valencia - Real Madrid

Janë 7 ndeshje radhazi, e përkthyer me 2 muaj që Real Madrid nuk e njeh rezultatin negativ në La Liga. Pavarësisht se “Galaktikët” kanë vuajtur në Champions League, Kupë dhe Superkupën e Spanjës, ata kanë treguar qëndrueshmëri në kampionat.

Edhe sonte kundër Valencias në transfertë, Reali nuk gaboi. Golat e Carreras dhe Mbappe “vulosën” 3 pikët e radhës. Në segmentin e 23 ndeshjeve të zhvilluara nga 38 të mundshme deri në fund të sezonit, Real Madrid ka 57 pikë, 1 më pak se Barcelona kryesuese.

Për informacion, sulmuesi francez Kylian Mbappe ka 9 gola në 6 duele radhazi që finalizon te “Galaktikët” në të gjitha kompeticionet, tregues se po përjeton momentin më të mirë në karrierë, 36 gola në 30 ndeshje, e shoqëruar me 4 asiste.

          

Poll

Lexo gjithashtu