Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kishim 5-6 raste të pastra për gol, bëmë gjithçka për fitore”, Francesco Moriero “zbut” humbjen: Kampionati nuk mbaron sot

Shkruar nga NEWSPORT
“Kishim 5-6 raste të pastra për gol, bëmë
Francesco Moriero

Skuadra e Flamurtarit nuk po përjeton moment të mirë në Superiore, vetëm 1 fitoren në 5 ndeshjet e fundit, teksa mbyllin renditjen në Superiore me 19 pikë pas 23 javësh.

Disfata e radhës erdhi sonte kundër Egnatias. Edhe pse ekipi vlonjat luajti mirë në pjesën e dytë, nuk mundi të gjente golin. Trajneri Francesco Moriero foli për mediat pas ndeshjes:

 “Nuk barazuam, sepse portieri kundërshtar ishte shumë i zoti. Ne bëmë ndeshjen tonë, me një taktikë shumë të mirë dhe me zemër. Vazhdimësia? Kam shumë besim, luajtëm të barabartë ndaj Egnatias. Kishim 4-5 raste të pastra për gol sonte. E vështirë të shpjegosh humbjen ndaj Egnatias. Bëmë një futboll të bukur.

E demostruam futbollin tonë. Nuk mund të bëhen llogaritë nese kemi luajtur keq apo mirë nga rezultati. Për mua, ekipi im bëri një ndeshje të mirë. Pas golit të pësuar, kishim 3 raste të pastra për gola.

Kishim agresivitetin e duhur. Unë e shikojë ndeshjen nga pankina, ndërsa ju nga televizori. Kasa është një lojtar i rëndësishëm. Secili e shikon futbollin siç do vetë.

Merkatoja e dimrit? Presidenca ka bërë sakrifica, kemi marrë lojtarë që na duheshin. T’i japim pak kohë, kampionati nuk mbaron sot. Bëmë gjithçka për fitore, por nuk ia dolëm”.     

Poll

Lexo gjithashtu