Porta është një nga problemet më të mëdha të Tiranës në këtë sezon. Nga Selmani, Abdullahu dhe Kozi të gjithë janë të dëmtuar dhe i jnë nënshtruar operacionit.
Në këto kushte drejtuesit kanë menduar për një tjetër alternativë në portë dhe kanë hedhur zytë andej kufirit. Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se në radarin e tyre ka rënë gardiani i Malishevës.
Bëhet fjalë për turkun Oytun Ozdogan. Portieri 25-vjeçar u transferua këtë sezon në Kosovë ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë të Fenerbahce,Yeni Orduspor dhe Malatyaspor.
Poll