Formacionet
Ukrainë-Poloni 0-1
Shënues: Błaszczykowski 54'
Ukraina: Pyatov, Butko, Khacheridi, Kucher, Stepanenko , Yarmolenko, Zozulya, Konoplyanka, Rotan, Fedetskiy, Zinchenko Trajner: Mykhaylo Fomenko
Skema: 4-5-1
Polonia: Fabiański Pazdan, Jędrzejczyk, Cionek, Jodłoëiec, Milik, Lewandowski, Krychowiak, Glik, Zieliński, Kapustka Trajner: Adam Nawałka
Skema: 4-5-1
Gjyqtarët: Svein Oddvar Moen, Kim Thomas Haglund, Frank Andås
Stadiumi: Stade Velodrome, Marseille
Pjesa e parë: Një pjesë e parë e qetë nga të dyja skuadrat. Polakët kërkojnë golin e avantazhit me anë të Levandovksit, por sulmuesi nuk tregohet i qartë përpara porte. Skuadrat e përqendrojnë lojën në mesin e fushës, duke studiuar më së shumti lojën e njëra-tjetrës. Ukraina duket që do ta mbyllë këtë ndeshje duke mos shënuar. Lojtarët në fushë duken të lodhur, dhe kërkojnë ta mbyllin pjesën e parë me rezultatin e bardhë. Nuk ka asgjë për t'u shënuar në këtë takim, ku më së shumti është një lojë që bezdis shikuesin se sa një lojë që luftohet në fushën e lojës. Kështu mbyllet kjo pjesë e parë, me temperaturat e larta që kanë pllakosur stadiumin e Marsejës.
Pjesa e dytë: Pjesa e dytë fillon menjëherë me zëvendësim për skuadrën e Polonisë, e cila mundohet të shënojë që me fillimin e pjesës së dytë, por topi i harkuar nga këndorja përfundon jashtë. Minuta 54' dhe vjen ajo që pritej. I sapofuturi në lojë, Błaszczykowski kalon në avantazh polakët pas një asisi të ardhur nga Milik. Polakët duket që marrin zemër pas golit të shënuar, teksa tentojnë portën në minutën e 56' me Kaputkska, por topi i goditur prej tij përfundon jashtë. Ukrainasit mundohen të kundërpërgjigjen, por pa rezultat. Ukrainasit mundohen të kundërpërgjigjen, por pa rezultat. Skuadra e Polonisë do të ketë edhe disa raste të tjera për të dyfishuar rezultatin, por aksionet e tyre nuk arrijnë të konkretizohen. Kështu do të mbyllet kjo ndeshje, me Ukrainën që ikën në shtëpi dhe me polakët që vazhdojnë më tej.