Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Polonia dhe Ukraina sigurojnë dy biletat e fundit për Euro 2024, rivalët e Shqipërisë iu falën 11-metërshave

Shkruar nga NEWSPORT
Polonia dhe Ukraina sigurojnë dy biletat e fundit për Euro 2024,

Ukraina dhe Polonia janë dy ekipet e fundit që sigurojnë biletën në Euro 2024.

Të parët mposhtën Islandën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Poloni. “Vikingët” ishin të parë që kaluan në avantazh me anë të Gudmundsson në pjesën e parë. Tsygankov do të rikthente baraspeshën, ndërsa ylli i skuadrës, Mikhailo Mudryk do t’i jepte fitoren dhe t’i dërgontë në finalet e Europianit në Gjermani.

Ndërkohë, rivalët e Shqipërisë në kualifikuese, Polonia, u kualifikua falë ruletës së penalltive duke mposhtur Uellsin në Cardiff. 120 minuta pa asnjë gol dhe në 11-metërsha ishin polakët që u treguan më të saktë duke shënuar 5 kundrejt 4 të vendasve. Daniel James ishte ai i cili humbi penalltinë e fundit.

Polonia do të jetë në Grupin D me Austrinë, Francën dhe Hollandën, ndërsa Ukraina në Grupin E me Belgjikën, Rumaninë dhe Sllovakinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga