Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Polemikat e golit? Edhe neve nuk na u dha një i tillë”, Dorjan Bubeqi: Duam vendin e 6-të, tifozët e Burrelit janë shembull për të tjerët

Shkruar nga NEWSPORT
“Polemikat e golit? Edhe neve nuk na u dha një i tillë”,

Burreli mor një fitore shumë të rëndësishme teksa mposhti pretendentët e Flamurtarit me rezultatin minimal 1-0 në shtëpi. Matjanët marrin 3 pikë të arta që e ngjisin në renditje dhe pas ndeshjes, mjaft i kënaqur dukej trajneri Dorjan Bubeqi i cili para mikrofonit të MCN, u shpreh kështu:

“Si mund të ndëshkoheshim? Ato që e panë ndeshjen, kanë parë që edhe ne kishim një rast të tillë pas këtij episodi. Ne e vlerësuam ndeshjen ndaj Flamurtarit pretendent. Çdo ekip ka strategjinë e vetë dhe ne zgjodhëm një strategji që doli fituese.

Objektivi? Mesi i tabelës, shpresoj që ekipi të ketë rritje pasi nga ndeshja e parë deri më sot jemi ngritur por jo aty ku duhet. Jemi 60% deri tani. Në pjesën e dytë u tërhoqëm por duhet të shënonim gol tjetër me portën bosh. Lojtarët e Flamurtarit ndërprenë disa herë aksionet tona me faull që ishin në limitet e kartonit të kuq.

Na duhen 2 lojtarë, me këto lojtarë, deri në dhjetor të arrijmë në vendin e 6-të. Kontigjenti për momentin është i duhur. Trysnia? Nuk ka vend më të qetë se Burreli, tifozët janë fantastik, nuk pamë një bidon të hedhur në fushë. Sot bënë një mbështetje fair-play siç duhet ta bëjnë të gjithë ata në stadium.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga