Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Po bënin gara, përplasen dy makinat sportive në Durrës, vdes 40-vjeçari

Shkruar nga NEWSPORT
Po bënin gara, përplasen dy makinat sportive në Durrës, vdes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Pjesës, Shijak, ku si pasojë ka humbur jetën një 40-vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Arena Kartin Albania 3 ku gjatë garave me mjete sportive janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga