
Përfaqësueja e Kosovës në futboll luan ndaj Anglisë, në ndeshjen e fundit kualifikues për Euro 2020. Takimi i sotëm ndaj "Tre luanëve" është përjetuar si një festë në Kosovë, me Dardanët që kanë bërë xhirron e botës për mikpritjen e kundërshtarëve. Kosova sot synon të mos dalë pa pikë ndaj yjeve të Anglisë, për të treguar rritjen e tyre në lojë.
Duket se atmosfera dhe mikpritja kanë bërë bashkë dy tifozeritë, që janë duke shkuar bashkë në stadium. Në videon më poshtë dëgjohen tifozët anglezë që shprehen se "Serbinë e rrahin kudo shkon". Me qeleshe në kokë dhe krah për krah me kosovarët, kjo ndeshje pritet të dhurojë emocione edhe në shkallët e stadiumit. Në pamje dallohen edhe miqtë që valvitin flamurin shtetëror të Kosovës.