Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

“Nuk kam fjalë”, Laçi në lot si Uzuni pas humbjes: Jemi profesionistë, le të mbajmë kokën lart dhe të shohim përpara

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk kam fjalë”, Laçi në lot si Uzuni pas humbjes:
Qazim Laçi

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë përballë Polonisë në gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Varshavë, përfundoi me shifrat 2-1. Pas eliminimit ka folur edhe mesfushori Qazim Laçi. 

“Jemi pa fjalë. E para unë jam shumë krenar për çunat, për paraqitjen e sotme. Personalisht, mendoj se nuk e meritonim. Kështu e ndjeva unë brenda në lojë. Është e vështirë që të gjesh fjalët e duhura, por duhet të mbajmë kokën lart.

Mos të harrojmë që nuk kemi arritur në historinë tonë në këtë fazë. Të jetë një motivim për të ardhmen. Është e vështirë të përgjigje, kuptoni edhe ju nga jashtë. Siç thashë edhe përpara, e vështirë të gjesh fjalët e duhura. Por jemi profesionistë, duhet ta kemi kokën lart pasi kemi edhe një të ardhme”, tha Laçi.

Poll

Lexo gjithashtu