
Zv.trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi dhe trajneri i portierëve të të kuqve, Mario Kapeçe u bënë protagonistë dje pas golit të shënuar nga Sukaj në derbin kundër Tiranës, jo për mënyrën e festimit por për sherrin që patën mes tyre.
"Sport Ekspres" raporton se dy pjesëtarët e stafit teknik të Partizanit kanë debatuar ashpër mes tyre duke u ofenduar rëndë, ndërsa është dashur ndërhyrja e pjesëtarëve të tjerë të stolit të të kuqve që dy trajnerët të mos degradonin në përplasje fizike.
Nuk dihet arsyeja e sherrit mes zv.trajnerit të Partizanit, Klevis Dalipit dhe trajnerit të portierëve të skuadrës së kuqe, italianit Mario Kapeçe, por rrëmuja që shkaktuan dje gjatë derbit kundër Tiranës në stolin e ekipit ishte e lartë duke krijuar tension maksimal.