Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Pjesa e parë e mirë”, Qatip Osmani: Patëm dëshirë të madhe për ta fituar

Shkruar nga NEWSPORT
“Pjesa e parë e mirë”, Qatip Osmani: Patëm

Vllaznia dhe Erzeni kanë barazuar 1 me 1 në stadiumin “Loro Boriçi”. Të dyja skuadrat u mjaftuan me 1 pikë në javën e 29-të të Superiores.

Në përfundimin e takimit foli për mikrofonin e MCN, trajneri i Vllaznisë Qatip Osmani.

Çfarë ndodhi sot? “Pjesa e parë e mirë. Luanim mirë, qarkullimi i topit në nivel. Morëm golin me pakujdesi të mbrojtjes. Kurse pjesa e dytë, në sulm nuk kishim organizim. Na krijoheshin hapësira ndërmjet mbrojtjes dhe mesfushës. Na rrezikoi disa herë Erzeni”.

Rikuperimi i energjive? “Në pjesën e dytë, ku ne duhet të tregonim freskinë që përmendëm, nuk u shfaq. Dhe pse gjatë 10 ditëve që kemi punuar jemi munduar që sa më të gatshëm dhe freskët ta presim Erzenin. U pa sot se nuk arritëm dhe rezultati është ky që është, barazimi”.

A keni vënë re sot shenja nënvlerësimi nga skuadra? “Jo, mendoj se jemi profesionistë. Jetojmë prej kësaj pune. Të gjithë ekipet janë në Superiore, nuk ka vend për nënvlerësim, pa marrë parasysh ku renditet në tabelë”.

Elementë të veçantë që mund ta kenë nënvlerësuan? “Ndoshta dëshira e madhe për ta fituar ndeshje, u shfaqën sot ato gabime që patë. Më mirë sot dëshira e madhe për ta fituar do të thoja, për t’u shkëputur nga vendi i katërt dhe pestë. Ajo është më e arsyeshme për të fituar”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga