Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pësoi arrest kardiak në fushë, mjeku kardiolog në Shqipëri tregon situatën: Zemra e Eriksen pushoi për disa minuta, personeli mjekësor i Danimarkës ka bërë spektakël sot

Shkruar nga NEWSPORT
Pësoi arrest kardiak në fushë, mjeku kardiolog në

Petrit Vargu, mjekur i njohur kardiolog në vendin tonë ka folur për ngjarjen e sotme të Eriksen. Mesfushori i Danimarkës, ra pa ndenja ditën e sotme duke pësuar arrest kardiak, por falë ndërhyrjes së shpejtë të lojtarëve dhe mjekëve, Eriksen kaloi momentin e vështirë. I ftuar në emisionin "Golazo" në Supersport, mjeku Vargu u shpreh:

Çfarë ndodhë me trupin e njeriut në ato momente? "Versionet se çfarë mund të ketë ndodhur sot janë nga zemra. Do të thoja që Eriksen duhet të ndërpresi futbollin për momentin. Eriksen është 29-të vjeç dhe unë e përjashtoj mundësinë që të ketë probleme me zemrën pasi nëse do të ishte e tillë kjo do të ishte një skandal për mjekët e Interit.

Gjëja e parë që do të bëjë është kontrollet për provokimin e zemrës për të parë muskulin e zemrës e pas kësaj vendoset diagnoza e pacientit. Te Juventusi ka pasur dy raste që kanë pasur probleme me zemrën të fshehur, por ata kanë pasur mjekun më të mirë për zemrën që kanë gjetur probleme me Khedirën dhe Lichtsteiner, por I kanë rikuperuar.

Kjo e sotme nuk është një infarkt. Personeli i Danimarkës ka bërë spektakël sot në kuptimin e mirë të fjalës dhe për 3 minuta I kanë kthyer zemrën në rregull lojtarit. Eriksen ka komunikuar me lojtarët dhe nga 3 minuta, ritmet e zemrës së Eriksen janë kthyer në normalitet. Në një fushë futbolli të bësh një ndihmë të tillë tregon që jemi në nivelet më të larta mjekësore. Lojtari ka pësuar arrest kardiak dhe zemra e tij ka pushuar për pak minuta por veprimi shumë I shpejt I stafit mjekësor bëri që ai të kthehej sërish në jetë.

Unë kam zbuluar rastin e Olayinkas, lojtarit të Skënderbeut dhe ai më pas u dërgua jashtë shtetit për kurim pasi kishte këtë rast "Wolf parkinsons white", që është sëmundje e zemrës e fshehur. Shpresoj që edhe Eriksen të ketë rastin"Wolf parkinsons white" që të rikthehet sërish në fushë për të luajtur. I vetmi gabim për mendimin tim i stafit të Danimarkës ishte që bënë gabim që zbritën sërish në fushë pasi nuk ishin të qetë dhe pësuan gol të lehtë duke bërë gabim".

Tags:

Euro 2020

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga