Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përplasje direkte, ja ndeshjet e ditës në Abissnet Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Përplasje direkte, ja ndeshjet e ditës në Abissnet Superiore

Java e 6 e elitës së futbollit shqiptar vazhdon sot me dy ndeshje në orën 15:00. Dy përballje direkte ku mund të kemi katapultime në renditje. Egnatia pret Kastriotin në Rrogozhinë me dy ekipet që po zhvillojnë një sezon të qetë. Vendi i 6 dhe 7 respektivisht, po i mban ujërat e qeta në kampet e tyre teksa vëmendjen e rrëmben treshja e fundit e renditjes që po zhgënjejnë totalisht.

Ndeshja tjetër është ajo mes dy vendeve të fundit. Kukësi dhe Laçi përplasen në Kukës Arena të boshatisur pas dënimit të verilindorëve. Dy ekipet vazhdojnë avazin e përjavshëm në kërkim të pikëve dhe tashmë këtë objektiv duhet ta kërkojnë tek njëri-tjetri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga